Dy tifozët e çmendur gjermanë që ndjekin çdo ndeshje në botë (FOTO)

0
224

Ata janë dy tifozët më të çuditshëm që mund të keni hasur ndonjëherë në qarkullim. Nëse i shikoni duke kënduar në të njëjtat shkallë stadiumi ku bëni tifo për skuadrën tuaj të zemrës, mos u habisni. Kjo pasi Lars Arnold dhe Emil Muchacho, rezident në Munchen të Gjermanisë, kanë një pasion absolutisht të pangjashëm me dëshirat e tjera që koleksionohen në botën humane.

Pasioni i tyre është të bëjnë tifo për skuadra të ndryshme futbolli në botë. Po, po. Është e pabesueshme, por mëse e vërtetë. Kështu e takuam Larsin dhe mikun e tij në Salzburg të Austrisë, aty ku kishin ardhur të ndiqnin Partizanin e Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Champions League kundër ekipit vendas Red Bull Salzburg. Ku befasia jonë ishte fakti se Larsi dhe Emil nuk ju bashkuan tifozerisë ultrase të Salzburgut, siç duhet të ishte normale për vetë origjinën e tyre, por ju bashkëngjitën korit të tifozëve të Partizanit.

Po përse? Në këtë fakt në një bisedë me të për Opinion.al, Larsi më shpjegoi se ai kishte vite që ishte kthyer në një gjuetar të tifozerive dhe ekipeve të ndryshme që luajnë nëpër botë. “Po është e vërtetë. Unë dhe miku im jemi shumë të apasionuar pas futbollit. Deri më tani kam qenë në 46 vende të ndryshme, ku kam parë ekipe të ndryshme. “

Lars mund të quhet nga ata tifozë që nuk kanë ngjyrë apo stemë. Edhe pse në Gjermani ai bën tifo për ekipin e Unterhaching, që aktualisht militon në kategorinë e katërt gjermanë. Dikur ekipi i Altin Rrakllit, sulmuesit të njohur të Kombëtares sonë. “Po e njoh Rrakllin sepse ai ka luajtur për shumë vite me ekipin tonë. Arsyeja përse kemi bërë një zgjedhje të tillë, të shikojmë ndeshjet e ekipeve të ndryshme nëpër botë, është sepse na pëlqen të takojmë miq të rinj, Përpos që është një mundësi shumë e mirë që nëpërmjet futbollit, të shikoj edhe shumë vende.”.

Surprizat e Larsit nuk kanë të mbaruar. Gjatë bisedës ai më tregon se ka qenë disa herë në Shqipëri për të parë ndeshje të ndryshme, si në Elbasan, Durrës, Vlorë. Madje ai ka parë edhe ndeshje të kategorisë së Parë në Shqipëri, që përbëjnë pak interes edhe për vetë tifozeritë vendase, siç ishte ajo Sopoti i Librazhdit me Butrintin e Sarandës. Ndërkohë që këtë vit ka ndërmend të vizitojë edhe njëherë Tiranën, por nuk thotë ende se në cilën ndeshje do jetë i pranishëm. Ku në planet e tij është edhe vizita në Kosovë.

Kur e pyes se sa skuadra ka mundur të shikojë deri më tani nëpër udhëtimet e tij nëpër botë, Lars e ka të vështirë ti numërojë. Nga çdo shtegtim nëpër tifozeritët e ndryshme, ai koleksion si kujtim shallat, bluzat dhe biletat e ndryshme, përpos imazheve të panumërta që ai merr me vete gjatë kthimit në shtëpi, aty ku pas pak nis planifikimi për transfertën e radhës.

Tifozeritë që e kanë impresionuar më shumë thotë se janë ato braziliane dhe angleze. Ndërkohë që ka mbetur i impresionuar edhe nga udhëtimi i gjatë i Ultrasve të Partizanit për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës në transfertën e Salzburgut.

“Kam mbetur i shastisur nga fakti që tifozët e Partizanit kishin marrë një udhëtim aq të gjatë për skuadrën e tyre. Ishte mëkat që i gjithë ky udhëtim nuk u shpërblye me fitore ndaj Salzburgut. Ndërkohë që kam mbetur i impresionuar edhe nga fakti që nuk pushonin kurrë së kënduari për ekipin e tyre”. opinion

Foto të shkrepura nga Larsi dhe Emili në ndeshjen Red Bull Salzburg-Partizani 2-0 

redbull1redbul2

 

redbul5

redbul6redbul7

redbul3redbulll8

redbul6redbul9

redbull9redbull16

redbull10redbull17

redbull11redbull14

redbull12redbull15

redbull13redbull9

Foto të shkrepura nga udhëtimi i tyre në Grenzlandstadion Liefering në ndeshjen Liefering-Torino

emil1emil2

emil4emil3

emil5emil6

emil7emili 8

emil10aaemili11

Foto nga stadiumi Estadi Comunal Andora La Vella nga ndeshja Fc Sta. Coloma (Andora-Alashkert (Armeni) e vlefshme për Champions League

andoraaaandoraaa111

anodraaaandroaaaa

andora6andora7

andora8androa10

Foto të shkrepura nga Larsi dhe Emili në Elbasan Arena, në ndeshjen Sopoti-Butrinti, e vlefshme për Kategorinë e Parë në Shqipëri

sopotii1sopoti2

soporti3sopoti7

sopti9sopoti8

sopoti100sopoti11

sopoti12sopotiii

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here