Vlorë / Çobani gjendet i vdekur me plumb në kokë. Arrestohet pronari i stanit në kërkim dy djemtë e tij

0
166

 

Trupi i pajetë i një të riu çoban rreth 20- 25 vjeç është gjetur mbrëmjen e djeshme në fshatin “Vranisht” të Vlorës.

Policia thotë se viktima është gjetur i goditur me plumb në kokë dhe për këtë ka arrestuar pronarin e stanit si dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij.

Trupi i viktimës është gjetur në fshatin Vranisht ndërkohë stani ndodhet në fshatin Mesaplik. Të dy fshatrat janë afër me njëra tjetrën

“Djaloshi ende i paidentifikuar por që mund ti përkasë moshës 20- 25 vjeç  është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës rreth orës 20:30 të mbrëmjes”.

“Ky shtetas punonte si çoban në stanin e shtetasve të mëposhtëm. Policia ka arrestuar shtetasin: · Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë. Shpallen në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit: V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.

Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here