Ylli i futbollit në gjendje të mjerueshme, akuzon e motra: “Thë Sun” ia blen vetë alkolin

0
124

E rëndë po aq sa e bujshme akuza e Lindsi Gaskoin për “The Sun”. Motra e Gazas e drejton gishtin kundër tabloidit britanik, sipas së cilës ai mbështet varësinë e alkoolit të ish-yllit të futbollit, duke e akuzuar atë pa doreza:

“I blejnë shishe alkooli dhe ja vendosin përpara derës së shtëpisë së vëllait tim për ta fotografuar”. Gjithçka nisi me një fotografi të publikuar këtë verë nga “The Sun”, e cila e shfaqte Gaskoinin shumë të dobët, duke tymosur një cigare dhe provuar se tentativa e radhës e çtoksikimit të tij në një klinikë në Arizona kishte dështuar.

Sipas artikullit që shoqëronte atë foto skandaloze të ish-sulmuesit, Gaskoin ishte rikthyer atë ditë nga SHBA-ja dhe menjëherë kishte blerë një shishe xhini.

Pak javë më vonë ai do të fotografohej rregullisht në gjendje të tmerrshme, madje fotoja e fundit e tabloidit, duke dalë nga taksia, ishte më skandalozja: ai shfaqej vetëm me një robdishan të hapur dhe nudo.

Mesa duket kjo përndjekje e vëllait të saj ngjalli edhe shfryrjen e Lindsi Gaskoinit në profilin e saj në “Facebook”:

“Nuk janë shumë njerëz në dijeni, por gazetarët e ‘The Sun’-it vetëm argëtohen dhe tallen me problemet e familjes time, duke i blerë shishe me alkool dhe ia vendosin jashtë derës së shtëpisë së tim vëllai për ta fotografuar dhe krijuar diçka që mund të shesë”./panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here