Pornografia, një doping natyral

0
139

Seksi ka qenë një aktivitet i ndaluar për një kohë të gjatë përpara ndeshjeve të futbollit, pasi shpërqendron lojtarët dhe ul energjinë. E njëjta gjë nënkuptohej edhe për filmat pornografikë. Këto kanë qenë rregullat më strikte në disa disiplina sportive, megjithatë shkenca tregon të kundërtën.

Revista “Discover” ka shpjeguar se pornografia i bën mirë atletëve, por mbi të gjitha atyre që merren me palestër. Një studim shkencor ka treguar se seksi dhe sporti mund të bashkëjetojnë më së miri, madje ky i fundit ka shumë përfitime.

Sipas revistës, të shohësh skena erotike nxit rritjen e testosteronit në trupin e meshkujve dhe kjo i lejon sportistët që të paraqiten më mirë gjatë garave.

Kërkuesit kanë analizuar kampionë pështyme në gjashtë raste përpara dhe 15 minuta pasi vullnetarët ndoqën një video që zgjaste katër minuta. Imazhet ishin të llojëve të ndryshme: erotike, të trishtueshme, humoristike dhe agresive.

Pas eksperimentit u arrit në përfundimin se vullnetarët që panë imazhe pornografike kanë pasur ndryshime të shpejta të testosteronit dhe kortizolit në trup.

Ndërkohë, rritje e kortizolit është vërejtur edhe te personat që ndoqën pamje agresive. Dhe është pikërisht te vullnetarët që ndoqën skena pornografike apo imazhe të dhunshme që u regjistruan paraqitjet sportive më të mira dhe u vërejt rritja e forcës dhe rezistencës.

Ky studim që vjen në periudhën kur substancat e ndaluara sundojnë në mjaft sporte, e madje po diskutohet edhe për atlernativën e dopingut gjenetik. Por, ndoshta është koha që ti thuhet lamtumirë epokës së dopingut dhe pasojave të rrezikshme për shëndetin, pasi për të regjistruar rezultate më të larta në sport mjafton një video porno.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here