Rusja Efimova në lot, fiton medaljen e argjendtë, por fyerjet vijnë nga të gjitha anët

0
142

Yulia Efimova ka fituar medaljen e argjendtë në 100 metra bretkosë, por jashtë pishinës së notit nuk është pritur me duartrokitje dhe komplimente, por vetëm me ofeza dhe fishkëllima. Notarja ruse, e cila është pranuar në Lojërat Olimpike në kushte ekstreme, pas apelit në Tas, ka jetuar një mbrëmje surreale pas fitores së medaljes të dytë në lojërat olimpike.’Nuk ka medalje që mund të fshijë hidhërimin e madh, tek shoh të gjithë publikun që është kundër meje, ka deklaruar ajo e përlotur. Kam bërë gabime në jetën time dhe herën e parë e pagova me skualifikim për 16 muaj, por herën e dytë nuk ishte faji im. Jam e pastër’. Edhe Lily King, që mori medaljen e artë nuk ishte shumë e butë me rusen dhe gjatë gjysmëfinales tregoi gishtin e mesit në pishinë. ’Cfare dite e trishtuar për sportin, ti lejosh sportistëve që kanë përdorur doping të garojnë. Eshtë një gjë që më copëton zemrën dhe më zemëron shumë’- ka komentuar Michael Phelps për medaljen e Efimova. Klimë tensioni ka pasur edhe në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, të cilët i kanë kërkuar sportistëve të tjerë të respektojnë kundërshtarin, jo vetëm në pistën e garës, por edhe me komentet e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here