Largimi i Kadelit, PD: Nuk e dëmton opozitën. Meta: I përket së majtës

0
154

Florenc Drizari

Paloka: Largimet nuk dëmtojnë opozitën, por vetëm atë që ikin

 

edi-palokaLargimi i Gjovalin Kadelit nga radhët e opozitës dhe kalimi i tij drejt LSI-së, ka sjellë edhe reagimet e politikës shqiptare.

Ne nje deklarate te shperndare per mediat kreu i grupit parlamentra demokrat, Edi Paloka, shprehet se largimet nga opozita drejt qeverisë nuk dëmtojnë asnjëherë këtë të fundit, e cila nga vetë emri që ka është kategori e pakicës, por vetëm atë që ikën.

“Largimet nga opozita drejt qeverisë nuk dëmtojnë asnjëherë opozitën, e cila nga vetë emri që ka është kategori e pakicës. Dëmtojnë vetëm atë që ikën. Personalisht mbroj parimin se deputeti duhet terespektoje deri fund voten e zgjedhësve. Megjithatë,ka një kuptim politik për deputetin të lerë qeverinë dhe të kalojë në opozitë. Por e kundërta, domethenë ikja nga opozita për t’ju shtuar si numër qeverisë është vetëm një çështje e interesave vetjake dhe pazareve të paskrupullta. Gjovalin Kadeli e dëshmoi dje se erdhi para zgjedhjeve me qeverinë e Partisë Demokratike vetëmpër përfitime vetjake”,- thuhet në qëndrimin e PD-së.

Në lidhje me këtë kalim nga opozita në mazhoranca për deputetin Kadeli, reagoi edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ky i fundit tha se Kadeli është i mirëpritur në LSI, duke qenë se ai i përket së majtës. Madje në vlerësimin e Metës, kalimi te LSI është një integrim i natyrshëm nga ana e Kadelit.

Nga ana e tij, deputeti Kadeli pas publikimit te ketij vendimi deklaroi se “kam qenë dhe jam i majtë dhe këtë e kam bërë të ditur me kohë”.

Lidhur me këtë vendim të tijin, kanë reaguar edhe deputetë të tjerë të opozitës.

“Lufta e këtij grupi është të ruaj kualitetin, i vetmi problem është ta mbyllim këtë punë deri për vit të ri.”- tha Dashamir Shehi.

“Duhet të pyesni krerët e grupit parlamentarë, sigurishtë ato të cilët i kanë kërkuar mendimin e tij para se ta vejnë në listë. Partia demokratike është parti e madhe dhe ka rezistuar për 20 vite me radhë dhe është një front i madhë opozitar.”- tha Mesila Doda.

“Kjo gjë nuk ndikon dhe nuk e dëmton fare partinë demikratike dhe e motivon më shumë, për arsye se bëhemi më kompaktë ne që jemi” – tha Luçiano Boçi. Ndërsa për ish -kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ai mbështet qëndrimin zyrtar Partisë Demokratike.

 

 

PD: Drejtoria e Doganave të Tiranës është bërë drejtoria e kunatave

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama për emërimin e personave të afërt me ministrat e qeverisë së tij, në poste të rëndësishme të administratës së shtetit. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e PD-së Silvi Bardhi deklaroi se “Drejtoria e Doganave të Tiranës është bërë drejtoria e kunatave të Tiranës”. “Rrjeti nepotik i qeveritarëve po shtrihet çdo ditë e më shumë. Po ju japim sot disa fakte për fatin e lumtur të kunatave dhe familjareve të ministrave të Edi Ramës. Në Doganën e Tiranës, është emëruar së fundmi Eranda Cuci, kunata e Ilir Beqës, ministër i Shëndetësisë. Në Doganën e Tiranës është emëruar Safo Dauti, kunata e Ilirian Çelibashit, ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin. Në Doganën e Tiranës është emëruar së fundmi Adriana Hila, motra e Dritan Hilës, zëvendësministër i Mbrojtjes. Pra, Drejtoria e Boganave të Tiranës është bërë drejtoria e kunatave të Tiranës”,- deklaroi Bardhi. “Nuk presim që Rama e të tijtë të skuqen nga turpi, meqë kanë deklaruar publikisht se nuk ka nepotizëm në administratë, por po informojmë opinionin publik, për mënyrën e menaxhimit, për emërimet dhe për meritokracinë e kësaj qeverie. Njoftohen kunatat e tjera të qeverisë, të mos rrinë duarkryq, por të lëvizin se vendet po zihen”,- përfundoi Bardhi.

 

PD: Qeveria fshehu në mënyrë të turpshme lajmin e integrimin e plotë të Shqipërisë në NATO

Patia Demokratike përgëzoi një ditë më parë Forcat e Armatosura për integrimin e plotë të Shqipërisë në NATO. Përtej këtij vlerësimi, opozita akuzoi qeverinë shqiptare se e fshehu këtë lajm. Certifikimi  qe iu be Forcave te Armatosura në Konferencën e Fundit të Integrimit të drejtuar nga Komanda e NATO-s per transformimin gjashte dite me pare do te thote integrim te plote te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Partia Demokratike pershendet suksesin ndersa e quan te turpshem fshehjen e lajmit nga ana e qeverise. Përpjekja e qeverisë për ta mbuluar këtë sukses të Shqipërisë, është një betejë donkishoteske, siç ishin edhe deklaratat e Kryeministrit në Bruksel; se ai do ta çonte Shqipërinë në NATO”, u shpreh zëdhënësja për shtyp e PD-së, Laura Vorpsi.  Partia Demokratike përgëzon Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për përfundimin me sukses të integrimit të plotë të Shqipërisë në NATO, me certifikimin që u bë në Konferencën e Fundit të Integrimit të drejtuar nga Komanda e NATO-s për Transformimin, 6 ditë më parë. Përmbushja me sukses e objektivave të Fazës së Integrimit, hapi final i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO, u bë brenda katër viteve, kur parashikimi ishte 5 deri në 6 vite. Kjo tregon përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin qeveria shqiptare, Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura, kanë punuar në 4 vitet e fundit për të arritur këtë qëllim madhor. Ky lajm është lajmi i dytë i madh që Shqipëria merr pas rekomandimit të Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Qeveria shqiptare e fshehu këtë lajm, në mënyrë të turpshme për gati një javë. Përpjekja e qeverisë për ta mbuluar këtë sukses të Shqipërisë, është një betejë donkishoteske, siç ishin edhe deklaratat e Kryeministrit në Bruksel; se ai do ta çonte Shqipërinë në NATO”, – deklaroi zëdhënësja Vorpsi.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency