Vasili: Zgjidhja për largimin e mjekëve e thjeshtë, por e pamundur për këtë qeveri

0
177

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas të dhënave dramatike për largimin e mjekëve nga vendi ynë.

Vasili është shprehur se një problem që është krijuar nga vetë kjo qeveri është i pamundur të zgjidhet po prej saj.

Postimi:

Zgjidhja per largimin e mjekeve e thjeshte, por e pamundur per kete qeveri!

Emigrimi potencial i rreth 40% te mjekeve eshte nje e dhene dramatike per te sotmen dhe te ardhmen e sistemit shendetesor.

A eshte pa zgjidhje sic thote qeveria?

Zgjidhje sigurisht ka dhe eshte e thjeshte.

Por zgjidhjet me kete qeveri jane natyrshem te pamundura.

Nje problem qe eshte krijuar nga vete kjo qeveri eshte i pamundur te zgjidhet po prej saj.

Eshte njelloj si te mendosh qe virusi qe na ka semurur te jete po ai qe te na sheroje dhe virusi ne kete rast eshte vete qeveria.

Nje mbeshtetje financiare dinjitoze per mjeket eshte plotesisht e mundur.

Te gjithe kane pare sesi jane grabitur qindra

milion euro me koncesione, inceneratore, tendera korruptive, propagande pa fund etj.

Vetem nje pjese fare e vogel e ketyre qindra milion eurove do te dilte e do te mjaftonte qe ti jepte zgjidhje problemit te mjekeve.

Kekesat e mjekeve jane kryesisht financiare dhe te plotesisht te drejta.

Profesioni i mjekut ka vecori qe asnje profesion tjeter nuk i ka, por qeverise as qe i intereson ta shohe kete realitet.

Zgjidhjet me diplomat e mjeksise te marra peng jane tregues i sharlatanizmit qeveritar komunist te kesaj qeverie dhe nuk jane zgjidhje, perkundrazi jane nje problem me shume.

Largimi i mjekeve eshte drame perditshme sepse krahas saj ecen edhe demotivimi i

natyrshem i tyre gje qe ul cilesine e sherbimit e cila bie mbi shendetin e qytetareve.

Ky problem, kompleks ne dukje pra e ka zgjidhjen, te thjeshte bile,por te pamundur per kete qeveri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here