Konsumoni këto ushqime për lëkurë perfekte

0
183

Kremërat e ndryshme që përdoren për mbrojtjen e lëkurës shpeshherë janë shumë të shtrenjta dhe shume persona janë gjithnjë e më shumë në kërkim të metodave natyrale për trajtimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës.

 

Ju mund ta mbani fytyrën në formë të duhur vetëm nëpërmjet konsumimit të ushqimeve të duhura, transmeton Indeksonline.

Disa nga ushqimet kryesore për një lëkurë të bukur janë si më poshtë:

Avokado: Ajo është e pasur me acid oleik që ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe qarkullimin e duhur të gjakut.

Boronicat: Përmbajnë vitaminë C dhe E, të cilat ndriçojnë lëkurën dhe luftojnë dëmtimet e mëdha të lëkurës.

 

 

Shega: Farat e saj përmbajnë vitamina të nevojshme të cilat rrisin prodhimin e kollagjenit dhe reduktojnë dëmet nga rrezet ultravioletë.

Shalqiri: Gjithashtu ndihmon në mbrojtje nga rrezet UV të cilat janë ndër përgjegjësit kryesor për rrudha dhe lëkurë të thatë.

Karavidhet: Zinku që përmbajnë ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe gjithashtu ka veti ani inflamatore që ndihmojnë në trajtimin e akneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here