Këshilltari për rajonin i Kryeministrit Maliqi: Pse qeverisë shqiptare i duhet Turqia

0
150

Gëzim Saliu

“Me Turqinë, partneritet për interesa ekonomike, jo për të krijuar perandorinë e re”

 

maliqiKëshilltari për Rajonin i Kryeministrit të vendit, Shkëlzen Maliqi, bën të ditura arsyet e thellimit të partneritetit mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj së Turqisë. Duke marrë shkas nga debati i hapur lidhur me takimin e përbashkët të tre Kryeministrave në Prishtinë, Rama, Thaçi dhe Erdogan, Maliqi deklaroi dje se partneritete mes dy vendeve është thellësisht i mbështetur në interesa të ndërsjellat ekonomike. “Turqia është një nga shtetet e pakta që ka evituar krizën edhe pse ka pasur një krizë të brendshme që ende vazhdon rreth parkut Gezi në Stamboll, por si ekonomi është e fortë dhe ka mundësi për investime, por jo me idenë se ata do të rikrijojnë përmes penetrimit ekonomik një lloj perandorie të re”, – tha ai në emisionin “Diplomaticus” në “News 24”.

 

Politika e jashtme e qeverisë

Për këshilltarin e Rajonit të Kryeministrit Rama, Turqia krahas mbështetjes publike që ka dhënë për Shqipërinë ka ndikuar në një masë të madhe edhe për njohjen e shtetit të Kosovës. “Vizita e Kryeministrit Erdogan në inaugurimin e terminalit të aeroportit të Prishtinës është një ngjarje ku në mënyrë konkrete dëshmon se Turqia ekonomikisht është prezente në rajon”, pohoi Maliqi. Lidhur me mundësinë e ndryshimit të teksteve të historisë, ai u shpreh: “Shqipëria dhe Kosova mund të vendosin vetë për të ndryshuar ose korrigjuar këto tekste nëse ato vërtet përmbajnë një lloj gjuhe urrejtjeje, por nuk është e thënë se Turqia duhet ta imponoje këtë”. Ndërkohë Maliqi komentoi edhe tezën e Kryeministrit për zero probleme me fqinjët, ku tha se kjo politikë nuk nënkupton mohimin e problemeve por zgjidhjen e tyre. “Nëse ekzistojnë probleme me Greqinë për shembull rreth çështjes çame, apo rreth çështjes së gjendjes së luftës, atëherë ato duhet të adresohen, të bisedohet për ato dhe të tejkalohen. Kemi rastin e Serbisë e cila ka pasur armiqësi me të gjitha fqinjët, por tashmë që po afrohet çështja e integrimit, ata duhet t’i rregullojnë edhe problemet e kufijve, edhe raportet me pakicat, pra është një politikë largpamëse sepse këto probleme nuk mund t’i fusësh nën rrogoz, por duhet t’i adresosh ato”, – deklaroi ai. Ndërsa sa i përket partneritetit strategjik të Shqipërisë, Maliqi theksoi se partnerë të tillë Shqipëria konsideron SHBA dhe Bashkimin Evropian. “Partnerët strategjikë në kuptimin e orientimit të Shqipërisë për integrime euroatlantike, janë SHBA dhe Brukseli dhe Shqipëria si synim ka integrimin në BE. Me sa kam dëgjuar Kryeministrin Rama, ai ka projekte për të mbajtur mbledhje të përbashkëta, jo vetëm me qeverinë e Kosovës, por edhe me qeverinë Italiane dhe qeveri të tjera, në mënyrë që të intensifikohen këto raporte dhe të kalohet në projekte konkrete”, u shpreh këshilltari i Kryeministrit. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan inauguruan një javë më parë terminalin e ri të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ky takim i përbashkët krahas rëndësisë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, u shoqërua edhe me kritika të shumta, kryesisht për gjuhën vëllazërore të përdorur nga Rama e Thaçi drejt Erdogan dhe për deklaratën e këtij të fundit se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”.

 
Mediat e huaja

Shqipëria mund të jetë destinacion i armëve kimike të Sirisë

Shqipëria mund te jetë një nder destinacionet e armeve kimike siriane. Iniciativa kundër Kërcënimeve Bërthamore, një organizate jofitimprurëse dhe disa media të huaja, shkruajnë se zyrtarët amerikanë po e shohin Shqipërinë gjithnjë e më shumë si një vend të mundshëm për shkatërrimin e këtyre armeve, pas refuzimit nga ana e Norvegjisë, javën e shkuar. Pol Uolker, drejtori i Sigurisë Mjedisore në Kryqin e Gjelbër Ndërkombëtar, tha dje se secili prej shteteve, që do ta marrë përsipër një barrë të tillë politike dhe mjedisore, do ta bëjë ne funksion të parave dhe gatishmërisë. Mbështetur ne diskutimet e bëra nga ai vete javën e kaluar me zyrtare të qeverisë amerikane, Uolker pohoi se opsionet me të mira të mundshme deri tani duken Shqipëria, Belgjika dhe Franca. Sipas tij, Uashingtoni u ka kërkuar te gjithë partnereve në Evropën Lindore, qe ta marrin ne konsiderate mundësinë e eliminimit të këtyre armeve të paligjshme. Por Shqipëria, Belgjika dhe Franca duken destinacionet më të mundshme. Një burim nga Organizata e Kombeve te Bashkuara u shpreh dje se vendeve te Evropës Juglindore, ky projekt mund t’u jetë propozuar fillimisht nga Rusia. Pol Uoker bëri të ditur se në vitin 2007, Shqipëria u bë i pari vend në botë që shkatërroi te gjithë arsenalin kimik prej 16 ton te gazit zinap dhe agjenteve te tjerë toksike, gjate një periudhe gjashtë-mujore, duke përdorur një kremator gjermano-zviceran. Për sigurinë, shqetësim duket se përbën edhe rreziku i devijimit te disa prej këtyre kimikateve ne tregun e zi apo ne duart e ekstremisteve. “Është e paqarte nëse ligjet mjedisore shqiptare mund te jene me fleksibel sesa ato te vendeve perëndimore, ne këtë drejtim”, thuhej në shkrimin e Iniciativës Kundër Kërcënimeve Bërthamore. “Megjithatë çdo aluzion se procesi mund të ndotë ambientin ermes gazrave toksike ose kontaminimin e ujërave nëntokësore, mund të përbëjë jo vetëm një çështje serioze për shëndetin publik, por edhe një detyrim politik për Uashingtonin dhe aleatët e saj”, tha Pol Uolker.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency