Nga shkuma parti, në diskot verore,harbohen të rinjtë në Durrës

0
228

Argëtimi i të rinjve në plazhin e Durrësit, nga Currilat e deri në Golem, është një prej bizneseve fitimprurëse. Kjo pasi të rinjtë në verë janë jo pak të “çmendur” për të ndjekur hobet e tyre, por edhe këngëtarët e preferuar. Nga viti në vit, në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, lokalet kanë rritur shërbimet e kanë prenotuar këngëtarë të famshëm për të marrë vëmendjen e të rinjve. Në plazhin e Durrësit janë mijëra të rinj, që argëtohen në mënyra të ndryshme, prej banjave të shkumës që organizojnë lokalet pothuajse çdo ditë, e deri te muzika live në diskotekat verore buzë detit, me këngëtarë të huaj e vendas.

Argëtimi për të rinjtë mbetet gjithmonë një pikë e fortë e plazhit. Janë disa lokale në vijën bregdetare të Shkëmbit të Kavajës, Golemit dhe Durrësit, që organizojnë festa e shkuma parti çdo mbrëmje. Po kështu, këngëtarët më të njohur të skenës janë çdo natë të ftuar.

Katër të rinj të mbërritur nga Londra flasin se si argëtohen mbrëmjeve. “Në shkuma parti, dhe muzikë live, ku janë Noizy, Enca, Alban Skënderaj atje shkojmë. Na pëlqejnë shumë dhe argëtohemi me ta”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here