Kodi i postuar nga Snowden, mund të jetë siguracion jete për këdo në rrezik

0
191

Pas postimit misterioz nga Edward Snowden të një kodi me numra dhe gërma, të afërmit e tij filluan të dyshonin se diçka ka ndodhur me të. Eshtë e ditur se Snowden dhe shumë të tjerë që janë në situatë të ngjashme me të, kanë përdorur të ashtuquajturin “dead man switch”, një lloj siguracioni për jetën, në rast se jeta jote është në rrezik. Llogaria e Snowden në Twitter ka çuar dy mesazhe. Mesazhi i parë, “It’s time…” që mund të kuptohet si: jam gati, ose erdhi koha për të bërë diçka, dhe mesazhi i dytë, kodi prej 66 karakteresh me numra dhe gërma. Disa ekspertë thonë se ky kod, është një çelës kriptografik për të hapur sekretet e Snowden-it, të cilat janë dhënë kohë më parë disa gazetarëve, që ti publikojnë në rast se jeta e tij do vihej në rrezik. Postimi automatik aktivizohet në rast se Snowden nuk futet në Twitter më shumë se disa orë. Pra një siguracion për jetën. Nesë vdes apo grabitesh, sekretet e tua bëhën publike. Snowden pritej të publikontë qindra dokumente Top Secret ditët e ardhëshme, fakt që e bën këtë ngjarje akoma më intriguese. Por ngjarjet e çuditshme nuk mbarojnë këtu. Shumë uebsite që përdorin Torrent-e, janë sulmuar dhe mbyllur fill pas postimit të Snowden. Keto lloj websitesh janë platforma ideale për të shpërndarë dokumente të mëdha në gigabite. Glenn Greenwald, gazetari dhe bashkpunëtori më i ngushtë i Snowden ka thënë në Twitter se Snowden është mirë “he’s fine”.

 

 

glenn

Snowden është përdorues i rregullt i Twitter-it. Statusi tij i fundit ka datën 5 gusht. Asnjë i afërm nuk ka publikuar asgjë për gjëndjen e tij, mdërsa në disa media të njohura është dhënë lajmi se Snowden mund të ketë vdekur. Kjo ende nuk dihet me saktësi. Mesa duket, për momentin, Edward Snowden është zhdukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here