E gjithë bota flet për Majlinda Kelmendin, mediat ndërkombëtare dhe ato serbe i bëjnë jehonë Kosovës

0
135

Majlinda Kelmendi ka bërë historinë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” të dielën, pasi fitoi medaljen e parë të artë në xhudo duke u bërë sportistja e parë e Kosovës që fiton medale olimpike.

 

Kështu nis raportimin agjencia prestigjioze e lajmeve, Reuters.

 

Reuters ka treguar rrugën e Kelmendit drejt suksesit historik dhe ka kujtuar se si Kosova kishte probleme politike që i pamundësuan zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare sportive.

 

Për suksesin e Kelmendit ka shkruar edhe BBC, që ka postuar një fotografi të Majlindës duke shkruar “Ai momenti kur fiton medaljen e parë të shtetit”.

mediat-sssa mediatt-ss-650x358

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here