AKU sekuestron produkte të skaduara të  kompanisë së Tom Doshit

0
153

produkte të skaduaraBllokohet djath bebe i skaduar me faturë nga fimra e Tom Doshit. AKU: Kompania ndërronte etiketat dhe rihidhte në treg produktet. Aktiviteti prej kohësh

Një tjetër skandal del në dritë për personin e vënë tashmë në shënjestër të kronikave deputetin e përjashtuar ngaradhët e Partisë Socialiste Tom Doshi. Autoriteti kombëtar I ushqimit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme djath bebe, e cila nga të dhënat e para rezulton se  hidhej në treg për llogari të kompanisë së Tom Doshit. Operacioni për bllokimin e kësaj sasie u bë në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. Autoritetiti Kombëtar Ushqimor dhe policia e tiranës kanë sekuestruar 500 pako djath bebe me datë skadence të ndryshuar, ndërsa AKU sqaron se djathi dhe një sërë produktesh shoqëroheshin me faturë tatimore nga firma “infood”, aksioner në të cilën me 10 % rezulton dhe deputeti Ttom Doshi. Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka skuestruar dajthë bebe me datë skandence të ndryshuar ndërsa 500 koli djathi dhe një sërë produktetesh të sekuestruara shoqëroheshin me një faturë tatimorë nga kompania infood.

Aksioni i AKU dhe Policisë është kryer në bathore të Tiranës ku në një ambjent të improvizuar si magazinë ndryshoheshin datat e skadimit të produkteve.

 

Ndryshimi

 Kompania e cila ka lëshuar faturën tatimore që shoqëronte një sërë produktesh në furgonin mercedez benz me targë TR 6291 S , rezulton të ketë për aksionerë dhe deputetin Tom Doshi i cili pak ditë më parë u përjashtua nga grupi parlamentar socialist. Por ky i fundit deri në këto momente nuk ka dhënë asnjë sqarim. Duket se ky aktivitet kishte kohë që kishte nisur, por vetëm tani AKU ka rezultuar me një aksion ku është bërë i mundur bllokimi i kësaj sasie të madhe djathi bebe. Shoqëria “Infud” është në QKR dhe Tom Doshi rezulton ta ketë regjistruar në 18 shkurt 2008 ku është ortak me 10 %. Të dhënat e QKR-s tregojnë se me 10 % aksione deputeti Doshi është shtuar në firmën “infood”  më 22 korrik 2014. Skandali i këtyre ushqimeve pas zbulimit është se pas ndërrimit të etiketave hiodheshin sërish në treg. Hetimet janë kryer nga njësia e hetimit tatimorë në Policinë e Tiranës si dhe AKU, ndërsa është ndaluar shtetësja Shpresa Piro  e cila rezulton të jetë pronare e ambjetit ku u gjet sasia e djathit bebe dhe është shpallur në kërkim një tjetër person. Për këtë çështje materialet I kanë kaluar organit të hetimit

 

Hetimet

 Burime nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës konfirmuan se janë duke kryer hetime më të hollësishme për këtë çështje, ndërsa kanë përfunduar hetimet për pjesën e parë.  Janë duke u kryer veprime në terren dhe po grumbullohen të dhëna edhe nga dëshmitë e personave që kanë dijeni për këtë aktivitet të paligjshëm. Taskë forca e prokurorisë së Tiranës dhe krimi ekonomik në Policinë e Shtetit, u shprehën se po grumbullojnë prova për të zbardhur tërësisht këtë aktivitet të paligjshëm.

 

Tjetërsoi pronat me dokumente të falsifikuara,  në gjyq kryetari i komunës

Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim kryetarin e komunës Perondi, Rexhep Hajdari, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, si edhe katër shtetas të tjerë, të akuzuar për “fallsifikim dokumentash”. Të gjithë personat e akuzuar janë hetuar në gjendje të lirë. Në bazë të hetimit të Prokurorisë së Berat, nisur pas kallëzimit të një shtetasi, rezulton se Hajdari, në cilësinë e kryetarit të komunës Perondi, i ka shitur disa sipërfaqe toke shtetasve Elmas Mema, Mylaim Pire, Refat Pire dhe Barjam Putro, të cilat rezultonin në pronësi të kallëzuesit. Nga hetimi ka rezultuar se kryetari i komunës, pavarësisht se kjo sipërfaqe toke ishte njohur me vendim gjyqësor në emër të kallëzuesit, e ka konsideruar si hapësirë publike dhe ua ka këtë shitur këtë truall 4 shtetasve. Këta të fundit, pasi ZVRPP Berat nuk ua ka njohur blerjen për efekt regjistrimi në hipotekë, për shkak se ajo ishte regjstruar në emër të kallëzuesitm, kanë fallsifikuar dokumentacionin, duke u bërë pronarë me dokumenta të rremë. Për këtë arsye, Prokuroria e Beratit ka ngritur akuzë ndaj 5 shtetasve; nga të cilët, për Kryetarin e Komunës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa për 4 të tjerët, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave”.

 

Prizren/ Vrasje e trefishtë në Prizren, policia në kërkim të autorëve

Rreth orës 14:15 minuta të ditës së djeshme  në Prizren ndodhi  një ngjarje tragjike ku si pasojë  mbetën  të vrarë 3 persona. Ngjarja ka ndodhur afër spitalit të qytetit ku një person ka shtënë me armë zjarri duke i marrë jetën tre personave. Policia është vënë në kërkim të dy të dyshuarve të cilët mendohet se janë përgjegjës për krimin. “Ende nuk dihen për motivet e krimit. Policia dhe hetuesit janë shpërndarë në kërkim të dy të dyshuarve. Gjithashtu jemi duke shikuar kamerat e sigurisë të cilat janë vënë në atë zonë për të parë nëse mund të marrim ndonjë informacion të rëndësishëm”, ka thënë Zëdhënësi i policisë në Komunën e Prizrenit. Mësohet se viktimat e vrasjes së trefishtë dje  në Prizren janë personat me inicalet F. Shishko, H. Thaçi dhe B. Ersoj, të 3 qytetarë të Prizrenit.  Sipas medias kosovare në vendin e ngjarjes kanë ngelur gëzhojat e fishekëve të cilat sipas policisë janë të dy kalibrave të ndryshëm, kallashnikov dhe pistoletë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency