Shkodër/ Ekzekutimi në Shkodër, hetohet në disa pista, dyshohet trafiku

0
113

vrasje me armeVrasja e 19-vjeçares në Shkodër pas një konflikti në lokal, kapet një i dyshuar dhe i gjendet laborator droge në shtëoi, shpallet në kërkim një tjetër

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal me muzikë “live”, në Shkodër ka përfunduar me një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmjen e së shtunës në këtë qytet. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës kanë bërë me dije se ngjarja e rëndë ku mbeti e vrarë 19-vjeçarja Elsa Tushi dhe u plagosën rëndë 30-vjeçari Paulin Ndoja e 56-vjeçari Selim Aleti, ndodhi në fshatin Kryebushat të Shkodrës, në një lokal ku luhej mizikë tallava. Ndërkohë, të njëjtat burime kanë bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të djeshëm është arrestuar një 31-vjeçar I dyshuar si një nga autorët e konfliktit me rmë mbrëmjen e së shtunës, ku për pasojë humbi jetën një 19-vjeçare dhe u plagosën rëndë dy të tjerë. Sipas policisë së Shkodrës në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V. T., 31 vjeç, banues në fshatin Kaç të Vaut të Dejës, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale M. A., banues në Bërdicë të Shkodrës. Sipas policisë këta dy persona dyshohen të jenë autorët e ngjarjes së rëndë.  Po ashtu, uniformat blu të Shkodrës kanë bërë me dije se gjatë kontollit të ushtruar në banesën e 31-vjeçarit të arrestuar, I është gjetur dhe sekuestruar një laborator I përpunimit të lëndëve narkotike, konkretisht hashashit. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të lokalit me muzikë live “Argenti”, në Kryebushat të Shkodrës. Po ashtu, burime të policisë së qytetit të  Shkodrës kanë bërë me dije se 31-vjeçari i arrestuar nuk ka pranuar të jetë ai personi që ka qëlluar mbi viktimën dhe dy të plagosurit.

 

 Ngjarja

Policia e Shkodrës bën me dije se ngjarja e rëndë ku humbi jetën 19-vjeçarja Elsa Tusha dhe u plagosën dy të tjerë u shënua rreth orës 22:00 të së shtunës. Mësohet se dy grupet e përfshirë në këtë ngjarje, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta banale në ambientet e brendshme të lokalit “Argenti”, ku më pas k përfuduar me përdorimin e armëve. Mësohet se dy grupet në momentin e konfliktimit kanë qenë duke konsumuar alkol në tavolina të ndryshme në lokal, ku pas debateve dhe fyrjeve tës ndërsjellta ata kanë filluar të përleshen. Ndërsa, mësohet se 56-vjeçari I cili mbeti I plagosur nga kjo ngjarje ka ndyrë për të ndarë personat që po ziheshin. Burime nga policia kanë bërë me dije se viktima 19-vjeçare ishte e shoqëruar në lokal nga 30-vjeçarei që mbeti  I plagosur, ndërsa dy autorët e dyshuar ndodheshin së bashku në një tavolinë. Pas përfshirjesh në debat, 30-vjeçari Paulin Ndoja shtë munduar të largohet nga lokali bashkë me 19-vjeçaren, por ka qenë e pamundur pasi dy autorët e dyshuar I aknë zënë pritë duke qëluar në drejtim të tyre me breshëri armësh, të tipit pistoletë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën 19-vjeçarja Elsa Tusha, e cila u qëllua me disa plumba në kokë dhe u gjet në sedijen e pasme të mjetit tip “BMË X5”, me targa SH 6969 E. Sipas hetimeve të policisë, viktima është qëlluar aksidentalisht nga autorët. Ndërkohë të shtënat me armë zjarri kanë sjellë edhe plagosjen e Selim Aleci, 56 vjeç, dhe Paulin Noja, 30 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër. Hetimet e policisë për ngjarjen vazhdojnë për zbardhjen e plotë të saj.

 

Hetimet

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kanë nisur hëtimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndës ku humbi jetën një `19-vjeçare dhe u plagosën dy të tjerë. Uniformat blu bëjnë me dije se janë marrë edhe dëshmitë e personave që ndodheshin në vendin ku ndodhi edhe ngjarje të cilët kanë treguar gjithçka dinin rreth ngjarjes, si dhe mësohet se janë gjetur dhe sekuestaruar si provë material 6 gëshoja pistolete të tipit TT. Sipas grupit hetimor mësohet se konflikti ka marrë shkas për motive të dobëta banale, ndërsa bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të saj. Po ashtu, Policia e Shkodrës bën me dije se momentin kur ndodhi ngjarja u shoqëruan në polici rreth 15 perësona.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency