Boçi: Rama nuk iu jep shpërblim mësuesve por i torturon me dreka partie

0
172

Partia Demokratike e quan skandal, drekën e mësuesve të Kombinatit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një deklaratë për mediat, deputeti Luçiano Boçi tha kryeministri Edi Rama në vend t’iu japë shpërblimin mësuesve i detyron të shkojnë në dreka partie.

“Skandaloze ajo që ndodhi dje me mësuesit e Tiranës e po ndodh edhe sot me ato të Kamzës! Në vend që Rama t’i japë mësuesve shpërblimin e fundvitit, siç i takon dhe e kërkon kodi i punës e kontrata kolektive, u imponon atyre një lëmoshë-drekë me Ministrin e Brendshëm, sipas kodeve partiake.
Në vend që t’i lënë pak rehat, të shijojnë së paku pushimet e Krishtlindjeve e Vitit të ri, mësuesit i rreshtojnë me zor, me pjata para, për të përtypur propagandë e fushatë elektorale pa hesap, sipas kodeve të arrogancës. Dhe jo vetëm kaq”, tha Boçi.

Për më tepër, Boçi deklaroi se ministri i brendshëm del para mësuesve me njerëz të arrestuar.
“Ministri i Brendshëm, nuk heziton të pozojë para të gjithë mësuesve, me njerëz të arrestuar vetëm para një viti, sipas kodeve të mafias. Të arrestuar, pikërisht për krim ndaj vetë policisë së shtetit e tani të emëruar nga Rama mësues, siç është rasti i fotos me Ermal Myrton. Rama me Ministrin e tij të brendshëm, hapur përqafojnë krimin, promovojnë krimin dhe mbështesin krimin”, u shpreh ai.

Sipas Boçit, “Rama dhe Ministri i tij janë përkrah Elvis Roshit, Armando Prengës e Ermal Myrtos.
Rama dhe krimi janë sot një e të pandarë. Largimi i Ramës, është largim i krimit nga politika”.bw

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here