Basha për përmbytjet në Maqedoni: Ngushëllimet më të thella, jemi pranë çdo familje të goditur

0
117

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me situatën në Maqedoni. Përmes një deklarate për mediat, Basha thotë se përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptarë, kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik.

“Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta” shprehet Basha.

Shefi i selisë blu bën me dije se Partia Demokratike i ka kërkuar Bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura.

Ndërkaq të njëjtën gjë ai i kërkon dhe qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here