Fitorja e Majlindës, sensacion edhe në Serbi (Foto)

0
148
Fitorja e parë e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ndaj xhudistes zviceranes Tschopp, është kthyer në sensacion jo vetëm në Kosovë.
Krenarisë kosovare i mjaftuan 25 sekonda për të rrëzuar në tokë zviceranen, për ta mposhtur me ippon.

Për këtë fitore, kanë shkruar edhe mediet serbe.

“Garuesja nga Kosova fitoi pas vetëm 25 sekondave në Rio. Majlinda Kelmendi justifikoi rolin e favorites në fillim të garës në xhudo”, shkruan Telegraf.rs,.

Përndryshe Majlinda Kelmendi rreth orës 21:00, do të kërkojë finalen në Lojërat Olimpike, ku përballet me Misato Nakamuran.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here