Adriana Lima mban pishtarin Olimpik: Emocion për realizimin e një ëndrre të madhe

0
131

Pishtari olimpik ka udhëtuar në disa nga monumentet më të njohura në Brazil. Mbrëmjen e së enjtes flaka olimpike u mbajt nga modelja e famshme braziliane Adriana Lima në zemër të bulevardit Olimpik në Praça Maua, një ditë përpara çeljes së ceremonisë zyrtare të Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro.

Adriana është fotografuar e lumtur dhe krenare që më në fund arriti të mbajë pishtarin olimpik në vendlindjen e saj.  Në profilin e saj në Instagram, modelja braziliane është shprehur se është shumë e lumtur që iu realizua dëshira e cila dukej si e pamundur për të.

“Një emocion i madh për realizimin e një ëndrre të madhe për mua. Dukej pothuajse e pamundur që të mbaja flakën olimpike në vendin tim të shtrenjtë, në Brazilin tim të dashur,” ka shkruar modelja Lima.

 

Screenshot_2 36E3CBB800000578-0-image-a-105_147039794286136E3C28800000578-0-image-a-103_147039793202836E435A500000578-0-image-a-98_1470396999170

Model Adriana Lima carries the Olympic torch with Rio de Janeiro's Secretary of Tourism Antonio Pedro in Maua Square in Rio de Janeiro, Brazil, August 4, 2016. REUTERS/Pilar Olivares

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here