Athina në prag të njohjes së Kosovës? Hoti bisedë telefonike me Mitsotakis

0
104

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kreu i ekzekutivit në Prishtinë shprehet se me homologun grek u diskutua për zhvillimet politike, thellimin e bashkëpunimit, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet.

Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre” shkruan Hoti.

Telefona vjen pak ditë pas vizitës së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias në Kosovë.

Greqia është një nga vendet që nuk e ka njohur Kosovën, por lëvizjet e fundit duket se janë sinjale që të çojnë drejt një qëndrimi të ri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here