Artikulli nga The Indipendent: “Bukë e kripë e zemër të bardhë’’ në Shqipëri

0
182

Prestigjozja ‘’The Indipendent’’ i ka kushtuar një artikull të veçantë kulinarisë shqiptare.

Një udhëtim në shijen e hollë të kuzhinës shqiptare nga Elizabeth Gowing tregon përpjekjen e lëvizjes’’ slow food’’ që një grup shefash kuzhine në Shqipëri po e kthejnë në tendecë.

Nëpërmjet kësaj nisme këta shefat këmbëngulin të kthejnë sytë nga vlerat e kuzhinës shqiptare.

Bledar Kola, shef kuzhine është shprehur ‘’Është diçka shumë pozitive që Shqipëria e mbështet këtë lëvizje ‘’slow food’’ e cila nisi në Fishtë të Lezhës. Kjo nismë është pozitive jo vëtëm për shëndetin e njeriut por edhe për ekonominë e vendit. Lëvizja ‘slow food’ mbështet prodhuesin e vogël, prodhimin vendas dhe fermerin’’, është shprehur Kola.

Por kuzhinieri Kola shpreh si problem sërish gjetjen e produkteve vendase për kuzhinë.

“Të punosh me filozofinë e ‘slow food’ është si kamikaz sepse duhet të rrezikosh shumë. Është më e lehtë të marrësh një prodhim që vjen nga vendet nordike për shembull sesa të gjesh një shegë që është e vendit”, u shpreh Kola.

Prestigjozja ‘’The Indipendent’’ e mbyll artikullin me frazën’’ Bukë, kripë dhe zemër të bardhë’’ duke u futur në palcën e traditës shqiptare, por sidomos duke rritur përgjegjësine e njerëzve të kuzhinës që t’i kthehen traditës së shijshme të kuzhinës shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here