Çështja “Babale”/ Salianji: Rama ka prokurorë të tij që i paguan me lekët e qytetarëve…

0
89

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur për mediat ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës, në lidhje me seancën e parë të çështjes “Babale”. Ai tha se Rama ka prokurorë të tij që i paguan me lekët e qytetarëve dhe të cilët duan të shkëpusin vëmendjen nga krimi e ta mbajnë te opozita.

“Atëherë siç e dini sot është seanca e parë gjyqësore për çështjen Xhafaj e ashtuquajtur “Babale”. Jam këtu për respektin tuaj dhe të publikut, pasi shumë i kam respektuar institucionet kur bëhet fjalë për denoncimin e krimit në nivelet më të larta të qeverisjes. Padyshim që Edi Rama ka njerëz që i paguan me taksat e shqiptarëve, të cilët janë prokurorë për fat të keq, të cilët duan të shkëpusin vëmendjen nga lidhja e qeverisë me krimin dhe ta mbajnë vëmendjen te opozita. Qytetarët nuk marrin drejtësi, por padrejtësi. Unë tashmë do ta ndjek çështjen përmes aviokatëve, në momentin kur të japin dëshmi Rama, Balla, Xhafaj, të gjithë që janë të përfshirë në këtë çështje. Do të bej kallzim penal edhe për drejtues të policisë. Duke qenë se qytetarët nuk gjejnë drejtësi, kjo është një mënyrë e mirë për të dalë në protestë, e unë i ftoj ata sot në orën 18:30 të bashkohen me ne për të ndryshuar sistemin dhe ta kalojnë në duart e qytetarëve. Sot vëmendja është te protesta”, ka deklaruar Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here