Plagosja te ‘Komuna e Parisit’, ja si ndodhi ngjarja

0
146

Dy vëllezërit Klajdi dhe Aldo Kodra, 26 dhe 20 – vjeç janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonë e Komunës së Parisit, pranë një qendre tregtare.

Ata kanë plagosur me sende të forta 39 – vjeçarin Flamur Cullhaj dhe më pas kanë qëlluar njëherë në ajër, gjatë momentit të largimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, ku dy vëllezërit që lëviznin me një mjet BMW ngjyrë të zezë, fillimisht janë konfliktuar fizikisht në rrethana ende të paqarta me Flamur Cullhaj, të cilin e kanë goditur disa herë, duke i shkaktuar plagë në fytyrë dhe në pjesën e shpinës dhe më pas janë larguar.

Kanë qenë banorët e zonës, që të terrorizuar pas të shtënës me automatik, kanë njoftuar policinë.

Cullhaj u gjet i plagosur në banesën e tij. Fillimisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri, por pas konsultimit me mjekët e Spitalit të Traumës, rezultoi se ishte dëmtuar me sende të forta.

Në vendngjarje efektivët e kryeqytetit gjetën një gëzhojë, 7.65 mm., ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here