Të vërtetat e pathëna rreth martesës

0
209

Rreth një e treta e njerëzve eventualisht martohen, ku 42% e këtyre martesave dështojnë.

Duket se njerëzit të cilët martohen shpesh nguten me idenë e të qenit i martuar, dhe kur realiteti i martesës i godet, ata thjeshtë ndahen.

Qindra njerëz kanë ndarë të vërtetat më të pakëndshme të cilat i kanë mësuar për martesën, për të cilat do të lexoni më poshtë.

Shumica e njerëzve martohen duke e ditur se çfarë i pret, por disa të tjerë nguten dhe martohen pa qenë gati për një vendim të tillë.

 

Kështu, këto janë të vërtetat e pathëna rreth martesës:

Martesa nuk ju garanton dashuri pa kushte
Ka raste kur nuk do të ndjeni dashuri 24 orë për partnerin. Ka raste kur ju thjeshtë nuk mund të keni qasje në dashurinë tuaj. Nganjëherë vetëm martesa do të jetë ajo që ju mban të martuar.

 

Martesa nuk i zgjidh problemet

Çiftet shpesh hyjnë në martesë duke menduar se personi tjetër do t’ua zgjidhë të gjitha problemet, do t’i bëjë të lumtur, do t’i mbështesë plotësisht, do të kënaqet me të dhe do t’i ofrojë dashuri pa kushte. Ky është mashtrim, pasi që nëse hyni në martesë duke e besuar këtë, ju thjeshtë jeni duke e mashtruar veten.

 

Nuk ka martesë “normale”

Me pak përjashtime, nuk ka një standard për atë se çfarë është mirë, normale, e pranueshme dhe e keqe. Askush nuk mund t’ju tregojë se çfarë martese do të keni, për shkak se e gjitha varet nga ju. Por, duhet ta dini se martesë normale nuk ka. Në çdo martesë shfaqen probleme kohë pas kohe.

 

Për martesë të suksesshme duhet të kontribuojnë më shumë se dy persona

Për të pasur një martesë të suksesshme duhet të keni mbështetjen e miqve dhe familjes shpesh herë. Kështu që suksesi i saj jo gjithmonë varet vetëm nga personat e martuar, por edhe nga rrethi që ndikon në atë martesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here