Deklarata shokuese nga mjeku që “vrau” Michael Jackson: Ai ishte gjallë!

0
141

Deklarata më shumë se thjesht shokuese kanë ardhur nga ish mjeku i Michael Jackson.

Conrad Murray u dënua për vrasje të paqëllimshme pasi disa nga ilaçet (kryesisht Propofol) që ai i dha legjendës së muzikës pop u cilësuan si shkaktare për vdekjen e tij. Megjithatë sot ai pretendon se nuk kishte aspak gisht në vdekjen e pacientit të tij pavarësisht se është dënuar me 2 vite burg. Por ky nuk është as fillimi! Murray thotë se Michael ishte gjallë kur arriti në spital, pavarësisht se mjekët e deklaruan klinikisht të vdekur. Sipas tij, në “shtratin e vdekjes” Jackson shfaqte ende shenja jete. Nëse këto akuza do të vërtetoheshin, historia e vdekjes së mbretit të popit do të rishkruhej tërësisht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here