Seks-skandal/ Ylli në Premier League imponoi transferimin pasi la shtatzënë tifozen

0
205

 

Sipas tabloidit “Daily Star”, një futbollist në Premier League u detyrua të transferohej larg ekipit të tij për shkak se la shtatzënë dhe u bë me fëmijë nga lidhja e tij e fshehtë me një tifoze, pas krahëve të partneres së tij. Futbollisti, i cili për arsye ligjore mbetet anonim ndryshoi ekip pavarësisht faktit se ish-drejtuesit e tij nuk dëshironin ta shisnin, dhe tashmë është ribashkuar me partneren e tij, pasi koj e fundit i fali tradhëtinë. Ylli i Premier League u bashkua me klubin shumë kilometra larg destinacionit të tij të mëparshëm, por dashnorja e tij, që është një mësuese në një shkollë po kërkon pagesat për suportin e fëmijës nga futbollisti. Ishte një mik i afërt i dashnores mësuesese të futbollistit që foli për “Daily Star”.

“Kjo nuk është historia e një mbrëmje seksi. Ata ishin një çift që shfaqeshin dhe dukeshin se kishin një të ardhme”, deklaroi burimi pranë mësueses. Vetë partnerja afatashkurtër e futbollistit padyshim që është e dërrmuar nga fakti që vetë lojtari dëshiron të mos përfshihet dhe të mos ketë asnjë lidhje me fëmijën e tyre. Madje ai thuhet se po konsideron mundësinë që të dalë publikisht dhe të paralajmërojë futbollistët e tjerë që të bëjnë të njëjtin gabim. Një mik i futbollistit pretendohet se ka treguar për “Daily Star” se ai është penduar për të gjithë situatën dhe se ai është tunduar për faktin se mësuesja thjesht ia kishte ofruar seksin si në një pjatë të argjendtë.

Rezultate imazhesh për premier league player pregnant fan

Sipas të njëjtit burim, vjaza që lindi fëmijën e futbollistit kishte qëllim në vetvete dhe ishte e fiksuar që të bëhej bashkëshortja e lojtarit. Ajo supozohet se ishte në kërkim të parave dhe po shënjestronte futbollistë si një mjet për të arritur qëllimin e saj, përfitimin ekonomik. Vështirë të dalin detaje të tjera në lidhje me këtë çështje pas kërkesës ligjore dhe kërcënimit që vetë futbollisti ka ndërmarrë me qëllim që kjo aferë të mbetet sa më e fshehtë.telesport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here