Vrau prindërit për lidhjen, 17-vjeçarja italiane: Pistoletën ia blemë një shqiptari

0
142

Është dënuar me 18 vite burg dhe më pas liri më kusht, 17-vjeçarja italiane Martina Giaçoni, e cila është konsideruar nga gjykata si e rrezikshme për shoqërinë.

Adoleshentja dhe i dashuri i saj, Antonio Tagliata, akuzohen për vrasjen në vitin 2015 në Ancona, të dy prindërve të vajzës, që kundërshtonin lidhjen.

Gjatë procesit, ka qenë i dashuri i saj që ka treguar se pistoletën e kishte blerë në sheshin Cavour, nga një shqiptar për 450 euro. Më pas të rinjtë janë takuar poshtë shtëpisë, ku adoleshentja e ka futur atë brenda dhe e ka parë armën.

Pasi disa minutash në shtëpi kanë hyrë prindërit Fabio Giaçoni dhe Roberta Pierini dhe sipas dëshmisë së djalit, ka qenë pikërisht e dashura e tij që e ka nxitur, që të qëllonte.

Ky i fundit e ka pranuar se ka qëlluar dhe më pas të rinjtë janë arratisur duke u strehuar në një kishë, për të kërkuar falje.

E nëse për vajzën dënimi është 18 vite, ish-dashuri Antonio Tagliata, rrezikon dënim të përjetshëm. Aktualisht po vlerësohet gjendja e tij, nëse ai ishte i aftë për të vendosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here