Kjo grua zbuloi arsyen nga i shkaktohej migrena, ja si shpëtoi

0
130

E imagjinoni që të vuani nga migrena për 20 vite, vetëm për shkak të qumështit?

Kjo është historia e 46-vjeçares britanike Andrea Henson, e cila për thuajse 2 dekada është përballur me dhimbjen e tmerrshme, pa ditur arsyen e vërtetë nga se i shkaktohej.

 “Ishte e tmerrshme dhe nuk mund të bëja asgjë. Mjekët më kishin dhënë disa qetësues kundër dhimbjes, por nuk mund t’i merrja me shumë se 4 herë në muaj”, tregon ajo.

Rastësisht prej punës si pronare restoranti, ajo u njoh me një program për testimin ndaj intolerancës ushqimore dhe u interesua për ta bërë atë, së bashku me familjarët e saj.

Rezultoi se ajo kishe intolerancë nga qumështit të lopës dhe misri, ndërsa dhe dy fëmijët e saj kishin po të njëjtën intolerancë ndaj qumështit.

Pasi e zëvendësuan atë me qumësht soje, 46-vjeçarja tregon se migrena e saj është thuajse zhdukur plotësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here