Panik në Gjermani, shpërthim pranë një zyre refugjatësh

0
163

Një shpërthim jashtë një zyre refugjatësh në Zirndorf të Gjermanisë ka shkaktuar panik.

Paraprakisht mediat nuk raportojnë për viktima apo të lënduar.

Një valixhe mendohet se ka qenë burimi i shpërthimit jashtë zyrës së migracionit të ndodhur të mërkurën pasdite.

Policia ka mbërritur në vendndgjarje, si dhe ka konstatuar mbetjet e valixhes rreth 200 metra larg zyrës së refugjatëve.

Incidenti erdhi vetëm pak ditë pasi një azilant sirian hodhi veten në erë jashtë një festivali muzikor në qytetin bavarez të Ansbach.

Mohammad Daleel, 27 vjeç kishte premtuar besnikëri ndaj Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i ISIS, në një video të publikuar nga grupi terrorist.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here