Thirrja e Zelenskyt: Hiqini Rusisë të drejtën e votës në OKB

0
111

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke u shprehur se veprimet kriminale të Rusisë në Ukrainë janë në prag të “gjenocidit”.

Rusia (dhe para saj BRSS) është një nga pesë vendet që nga viti 1945 ka qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë “përmbajtësore” që shqyrtohet nga ky organ.

Të premten Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që dënon agresionin e Moskës dhe kërkon tërheqjen e saj nga Ukraina, transmeton BBC.

Këshilli i Sigurimit u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe për të promovuar paqen, me katër anëtarë të tjerë të përhershëm:

SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here