Gonzalo Higuain zyrtarisht te Juventus

0
159

Gonzalo Higuain është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Sulmuesi argjentinas la Napoli pasi kampionët e Italisë paguan klauzolën rekord prej 90 milionë eurosh, që ishte vendosur në kontratën e tij.

Higuain kaloi me sukses vizitat mjekësore para pak ditësh. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar firmosi një kontratë 4 – vjeçare me bardhezinjtë nga e cila do të përfitojë 7,5 milionë Euro në sezon.

Juventusi do të paguajë shumën stratosferike për Higuain në 2 vjet.

Transferimi i 28 – vjeçarit te Juventusi është edhe blerja më e shtrenjtë e realizuar ndonjëherë nga një klub italian dhe njëkohësisht goditja më e madhe e kësaj vere në merkato.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here