Meta: Nëse vota fotografohet, është një votë e imponuar…

0
84

Presidenti Ilir Meta komentoi këtë të dielw edhe rastet e fotografimit të votave, që u shënuan në këtë proces votimi.

Meta e konsideroi këtë njkë gabim shumë të madh dhe bëri thirrje që të gjithë të votojnë të lirë.

“Nëse vota është fotografuar, ky është një gabim shumë i madh se nuk është më një votë e lirë, e fshehtë, është një votë e imponuar, e blerë. Ftoj të gjithë qytetarët të mos u binden dhe të mos u qëndrojnë detyrimeve që kanë patur deri ditën e djeshme. Sot është një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë, demokracinë tonë dhe çdo shqiptar duhet të votojë i lirë, sipas mendjes dhe zemrës së tij, për veten e tij, fëmijët e tij”, – shprehet ai.

 

Presidenti tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme sepse të gjithë ndërkombëtarët i kanë sytë te ne dhe do të vendoset për të ardhmen evropiane.

“Qytetarët janë shumë të qetë, shumë të vendosur dhe më të ndërgjegjshëm se kurrë ndonjëherë në këto 30 vite për fuqinë e votës së tyre dhe sesa moment i rëndësishëm është ky për të gjithë ne për të kaluar atë ngërç që kemi patur për shkak të traditës jo të mirë për standardin e zgjedhjeve. Unë kam shumë shpresë që ky proces ka të gjitha mundësitë të ecë mrekullueshëm deri në numërimin e votës së fundit, të kandidatit të fundit. Duhet të ecë kështu sepse të gjitha kamerat e prozhektorët e botës demokratike, sidomos të BE, janë të drejtuara sot në Shqipëri dhe Shqipëria duhet të çojë vetëm lajme pozitive, siç ka shkëlqyer Kosova, në të gjitha zgjedhjet që ka bërë. Vlerësimi im është shumë pozitiv dhe duhet të vazhdojë në këtë drejtim, të gjithë të shkojnë me qetësi, vendosmëri dhe të votojnë të lirë nga çdolloj ndikimi që mund të kenë patur më përpara dhe të votoojnë me mendjen e tyre, me zemrën e tyre, për veten e tyre, për fëmijët e tyre dhe për Shqipërinë, që duhet t’i tregojë të gjithë botës, që pret të shohë produktin e zgjedhjeve, që ne jemi gati për të çelur negociatat dhe për të fituar të gjithë kohën e humbur për shkak të zgjedhjeve në të kaluarën”,- tha Meta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here