Mbyllet pas 13 ditësh ura prej xhami më e gjatë në botë

0
157

Ura prej xhami në Kinë që u hap për vizitorët vetëm 13 ditë më parë, tashmë është mbyllur.

Zyrtarët thanë se qeveria ishte duke planifikuar disa punime emergjente sa i përket mirëmbajtjes, ndërsa thanë se do të informojnë sërish për datën e hapjes.

Por, sipas Cnn thuhet se ura ishte mbingarkuar nga numri i lartë i vizitorëve.

Megjithatë nuk ka patur aksidente dhe ura nuk është plasaritur apo thyer. Kjo urë është cilësuar si ura prej xhami më e gjatë në botë.

Ajo lidh dy male të ndryshme në Zhangjiajie, në provincën Hunan, në zonën e njohur si malet Avatar, pasi aty është  xhiruar edhe filmi hollivudian “Avatar”.

Struktura e saj përfundoi në Dhjetor të vitit të shkuar dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 3.4 milionë dollarë.

Ajo qëndron 300 metër mbi tokë dhe është e përbërë nga një xham transparent. Ura është gjashtë metër e gjerë dhe është dizenjuar nga arkitekti izraelit, Haim Dotan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here