Një person u qëllua 18 herë me armë zjarri ndërsa ndodhej në makinë para një semafori. Momenti i vrasjes është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se autorët afrohen me motorë.
Dy autorët pasi zbresin nga motorë të ndryshëm qëllojë nga të dy anët në drejtim të shoferit. Viktima vdiq në vend nga plagët e rënda në kokë dhe trup pasi 10 nga 18 plumba e kapën atë.
Mediat raportojnë se viktima ka qenë i lidhur me bandat kriminale në të kaluarën. Ngjarja na fjalë ka ndodhur në Kuala Lumpur të Malajzisë.