Idajet Beqiri: Procesi i vetingut do pastrojë drejtësinë nga kriminelët politikë, do varroset epoka e krimit

0
153

Procesi i vetingut u sulmua ashpër dhe u konsiderua “herezi” që po u humbiste Shqipërisë dhe shqiptarëve “sovranitetin” prej atyre që nuk e donin dhe ende nuk e duan reformën në drejtësi. Shikoni çfarë predikojnë tashmë që reforma kushtetuese për të realizuar reformën në drejtësi u realizua, me gjithë mangësitë e veta. Thonë se arritën të mos lejonin qeverinë të kapte pushtetin gjyqësor. Domethënë sipas këtyre mendjeve të sëmura, meqë pushtetin e sotëm gjyqësor e paskemi “të pakapur”, të mos lejojmë kapjen. Dhe koston e rëndë që paguan dhe do të paguajnë, e justifikojnë me “sakrificën” që bënë për “parimitetin”, domethënë për të mos lejuar “kapjen e drejtësisë prej qeverisë”.

Sistemi i drejtësisë në këtë vend është i kapur prej politikës, prej krimit të organizuar, prej kriminelëve potentë, prej pushtetit të parasë, prej korrupsionit, prej paaftësisë… Çlirimin e tij prej pushtimit nuk mund të bëhet prej pushtuesve. Predikuesit e “sovranitetit” luftuan me thonj e me dhëmbë që ta mbanin të pushtuar sistemin e kalbur të drejtësisë. Dhe për hir të “konsensusit” arritën të fitojnë diçka esenciale, i hoqën vendimmarrjen e vetingut perëndimorëve, domethënë strukturave të NATO dhe BE, pjesë e të cilave Shqipëria është dhe do të bëhet, duke e zvogëluar kompetencën e tyre vetëm te seleksionimi. Edhe kaq është arritje historike për Shqipërinë, dhe shqiptarët dhe një goditje për vdekje e antireformistëve. Kjo do të thotë që vetingu do të bëhet, vetingu do të funksionojë dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë nga krimi dhe kriminelët politikë dhe ordinerë, do të realizohet. Aq më tepër që tashmë Shqipëria është kapur prej dore nga SHBA dhe BE, për rrjedhojë edhe nëse duam të shkëpusim ne dorën prej tyre, nuk na lënë më ata që dora jonë të shkëputet. Do ecim në drejtimin e duhur, në rrugën që do populli shqiptar, ky vuajtës në ekstrem gjatë këtyre 26 vjetëve me drejtësinë e pushtuar nga krimi dhe kriminelet politik, financiar dhe ordiner.

“Oreksi vjen duke ngrënë”, dhe ato “objektiva të realizuara” të opozitës prej reformës në drejtësi, të miratuar me konsensusin e 140 deputetëve, mbi 60 për qind e të cilëve kanë vet hesape shumë të rënda me drejtësinë në Shqipëri dhe më gjerë, shumë shpejt do të treten si kripa në gjellë dhe fundi i thellësisë do të arrihet. Në vend numëro, dhe për më keq, kthim prapa, Shqipëria dhe shqiptarët, sot peng të krimit, të padrejtësisë dhe të pandëshkueshmërisë, nuk do të kenë më. 22 korriku 2016 e vulosi përfundimisht varrosjen e epokës së krimit dhe kriminelëve në këtë vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here