Aksident në aksin rrugor Lezhë – Tiranë, dy persona humbin jetën, tre të plagosur

0
196

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Tiranë kur dy makina Mercedes me targa të Tiranës dhe Laçit u përplasën me njëra – tjetrën. Drejtuesi i mjetit me targa të Tiranës dhe një pasagjer i tij mbetën të vdekur. Ndërsa drejtuesi i mjetit me targa të Laçit, Besnik MIlla, 35 vjeç, nëna e tij Tereza Milla 65 vjeç dhe bashkëshortja 32 vjeç u plagosën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here