Zbardhet procesverbali, ja pikat e listës për çfarë ranë dakord negociatorët

0
156

Partia demokratike pretendon se cështja e votimit për katër institucionet e drejtësisë është dakortësuar nga grupi negociator në mbledhjen e së hënës. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh dje natën se në atë mbledhje u fol për mënyrën e zgidhjes së KLP dhe KLGJ. Demokratët pretendojë se edhe përfaqsuesi I PS engjell agaci ka qënë dakort. Por në procesverbalin zyrtar të mbledhjes së ditës së hënë që disponohet nga ‘News 24’ nuk është shënuar asgjë. Procesverbali i mbledhjes së të hënës shënon vetëm pikat e dakordësuara prej palëve deri në orën 3 të mëngjesit që kanë të bëjnë vetëm me cështjet që lidhen me vetingun por në të nuk përmendet KLGJ dhe KLP. Mungesa e një protokolli deri tani e bën të pamundur të kuptohet se cila prej palëve ka të drejtë. Është e paqartë ndërkohë se si do të procedohej për këtë ndarje. Më vijim është procesverbali origjinal në gjuhën shqipe, i datës 18 korrik, i cili nuk përmend Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ky procesberval është dhe në gjuhën angleze.

Kështu në detaje në procesverbal shkruhet se kërkesat e paraqitura për anëtarë të komisioneve te vetingut te presidenti apo avokati I popullit shikohen nga ONM, i cili mer kopjet e këtyre kërkesave, presidenti apo avokati I popullit sheh kriteret formale të detajuara me ligj, Ky organ përpilon listën e gjelbër osë listën e paplotësuar. Me të gjithë kandidatët të cilët nuk përmbushin kriteret formale, ONM përpilon “listën e zezë” (ose ndryshe mund të quhet “lista jo kualifikuese”); ONM paraqet arsyetimin për listën; nëse ONM ka dokumentacion që mund të paraqitet atëhere do të pranohet, nëse jo, arsyetimi është i mjaftueshëm; Organi përpilon “listën e bardhë” (ose ndryshe mund të quhet “lista kualifikuese”) – të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret objektive; Për t’u konfirmuar: organi merr listën e zeze ose ONM ia dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë Kuvendit. Të tre listat: e gjelbër, e bardhë dhe e zezë i dërgohen Kuvendit. Komisioni i përbërë nga 6 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për Kolegjin e Apelimit: Për “listën e zezë” – mund të vendosin me shumicë prej 5 votash nga 6, për të “përfshirë” një kandidat në “listën e bardhë”. Për “listën e gjelbër”- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në “listën e gjelbër” mund të përfshihet në “listën e bardhë” (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 4 nga 6;

Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar per kandidatët e Kolegjit të Apelimit;

9. Komisioni i përbërë nga 12 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për në Komisionin e Pavarur dhe tre listat e aplikanteve për Komisionerët Publik;

a. Për “listën e zezë” – mund të vendosin me shumicë prej 9 votash nga 12, për të “përfshirë” një kandidat në “listën e bardhë”; b. Për “listën e gjelbër”- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në “listën e gjelbër” mund të përfshihet në “listën e bardhë” (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 8 nga 12.

Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar per kandidatët e Komisionit të Pavarur dhe Komisionerët Publik. 9. Më pas zbatohen HAPI 4 dhe 5 i PROPOZIMIT HIBRID të Nuland.

 

 

1. Paraqitja e kërkesave tek organi x (Presidenti i Republikës apo Avokati i Popullit) (funksioni si kuti postare); ONM shikon të gjitha kërkesat ku ato “hapen”, merr kopje te tyre;

2. Organi kontrollon kriteret formale të cilat janë të detajuara me ligj (deklarimi i pasurive në këtë pikë nuk është kriter – duhet të bëhet kur zgjidhen)

Kriteret e tjera formale janë:

– diplome në drejtësi;

– jo bashkëpunëtor;

– ligji i dekriminalizimit;

– vitet e eksperiencës;

– jo ENL i reformës;

– kriteri i anëtarësisë politike.

3. Organi përpilon “listën e gjelbër” (ose ndryshe mund të quhet “lista e paplotësuar”) me të gjithë kandidatët të cilët nuk përmbushin kriteret formale (vlerësim i bazuar jo në merita)

4. ONM përpilon “listën e zezë” (ose ndryshe mund të quhet “lista jo kualifikuese”); ONM paraqet arsyetimin për listën; nëse ONM ka dokumentacion që mund të paraqitet atëhere do të pranohet, nëse jo, arsyetimi është i mjaftueshëm;

5. Organi përpilon “listën e bardhë” (ose ndryshe mund të quhet “lista kualifikuese”) – të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret objektive;

6. Për t’u konfirmuar: organi merr listën e zeze ose ONM ia dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë Kuvendit

7. Të tre listat: e gjelbër, e bardhë dhe e zezë i dërgohen Kuvendit.

8. Komisioni i përbërë nga 6 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për Kolegjin e Apelimit:

a. Për “listën e zezë” – mund të vendosin me shumicë prej 5 votash nga 6, për të “përfshirë” një kandidat në “listën e bardhë”.

b. Për “listën e gjelbër”- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në “listën e gjelbër” mund të përfshihet në “listën e bardhë” (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 4 nga 6;

Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar per kandidatët e Kolegjit të Apelimit;

9. Komisioni i përbërë nga 12 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për në Komisionin e Pavarur dhe tre listat e aplikanteve për Komisionerët Publik;

a. Për “listën e zezë” – mund të vendosin me shumicë prej 9 votash nga 12, për të “përfshirë” një kandidat në “listën e bardhë”;

b. Për “listën e gjelbër”- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në “listën e gjelbër” mund të përfshihet në “listën e bardhë” (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 8 nga 12.

Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar per kandidatët e Komisionit të Pavarur dhe Komisionerët Publik.

9. Më pas zbatohen HAPI 4 dhe 5 i PROPOZIMIT HIBRID të Nuland.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here