Ministria e Bujqësisë: Ja si është situata në zonat e përmbytura në Qarkun e Lezhës

0
152

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave njofton se, situata në Qarkun e Lezhës, pas përmbytjeve të fundit, deri në orën 13.00 të ditës së sotme është si më poshtë:

Në rrethin e Lezhës, reshjet e fundit kanë pasur ndikime të vogla, kryesisht në territorin e Pllanës, Njësia Administrative Zejmen.

Në rrethin Kurbin, nga dendësia e madhe e reshjeve të shiut, janë përmbytur rreth 300 hektarë të mbjella me kultura bujqësore, konkretisht në fshatrat Gjorm, Fushe-Gjorm, Sanxhak dhe Shullaz.

Në  Laç, në zonën e quajtur “Kodra e  Bushit”, janë të përmbytura 9 shtëpi. Vërshimi i prrenjëve  ka marrë 15 koshere bletesh, një hangar me 60-70 kv misër, si dhe dëmtime të bazës ushqimore të blegtorisë.

Gjithashtu, sipas raportimeve që vijnë nga Drejtoria e Bujqësisë Lezhë dhe Shtabi i Emergjencës, në Mal të Bardhë, nga vërshimi i prronjëve, është dëmtuar një stallë bagëtish të imta dhe uji ka rrëmbyer rreth 110 krerë dhi.

Hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë, ndërsa probleme me energjininë nuk ka pasur.

Specialistët e bujqësisë po monitorojne gjëndjen në terren, ndërkohë që për çdo situatë, MBZHRAU do të informojë mediat dhe publikun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here