Sven Hagemeier është personi i parë ne botë që ka arritur të festojë ditëlindjen më të gjatë. Ai duke ndjekur ndryshimin e orëve në kontinent bëri që ditëlindja e tij të zgjaste plot 46 orë. Hagemeier ka hyrë në librin e rekordeve Guiness për ditëlindjen më të gjatë në botë.
Për të arritur këtë rekord, Sven fluturoi nga Auckland në Zelandën e Re, në Brisbane të Australisë, duke fituar kështu dy orë. Më tej ai mori një udhëtim për në Honolulu, në ishujt Haëaii, duke ecur 20 orë pas në kohë. Ai ka arritur të fitojë 13 orë e 10 minuta në udhëtim, duke bërë që ditëlindja të zgjasë plote 46 orë.
Sven ka treguar se ka dëshiruar gjithmonë që të bëhet rekordmen dhe pasi gjeti rekordin e duhur, tentoi. Ai arriti të thyejë rekordin e mëparshëm të pakistanezit Nargis Bhimji, i cili kishte arritur të festonte një ditëlindje plot 35 orë të gjatë