“Edi Rama prishi marrëveshjen e Gruevskit me Ahmetin”

0
226

Edi Rama ka ndikuar tek partitë shqiptare për të rrëzuar Ali Ahmetin. Kjo eshte deklarata e forte qe behet ne portalin informativ rus “Sputnik”.

Në shkrimin e gazetares Brankica Ristic, thuhet se Rama ka lobuar edhe tek ndërkombëtarët në favor të Zoran Zaevit. Ndërkaq, analistja politike Branka Gjeorgjeva, thotë për Sputnik se nëse dështon Zaevi në mundësinë për të formuar qeveri, atëherë do të mundësohej mandatimi i një shqiptari si kandidat për kryeministër.

“Dhe në fakt, e gjithë ajo që po ndodh në politikën maqedonase, i ka deri diku rrënjët në Tiranë. Sapo përfunduan zgjedhjet dhe dolën rezultatet, Rama thirri gjithë përfaqsuesit e spektrit politik shqiptar të Shkupit duke iu diktuar atyre hartimin e një platforme të përbashkët me disa pika kushtëzuese ndaj palës maqedonase.

Deri më tani kjo ka funksionuar suksesshëm. Faktori shqiptar e ka futur në ngërç faktorin maqedonas, pa qenë fare nevoja për të shkrehur armët si 16 vite ma parë”, shkruan “Sputnik”.

“Sputnik” citon Branka Đorđevskog e cila nuk përjashton mundësinë që mandati t’i ofrohet edhe Zoran Zaev, liderit te LSDM-së opozitare, por thekson se një qeveri e tillë do te ishte jetëshkurtër për shkak të pamundësisë për të përmbushur premtimet e shqiptarëve, sepse ata nuk do të kenë shumicen e dy te tretave për një vendim të tillë.

“Unë ju kujtoj se shqiptarët kishin një listë te tërë me kushte për hyrjen në qeveri, nga Marrëveshja e Ohrit te futja e shqipes si gjuhë zyrtare, dhe kështu me radhë. Zaev qëndronte prapa një propozimi të tillë, por do të jetë e vështirë për arritjen e tyre sepse shumica e ketyre ndryshimeve kërkojnë një ndryshim kushtetues që VMRO nuk do ta mbështesë “, thotë Đorđevski.

Në spekulimet se Ahmeti u tërhoq nga qeveria pas takimit me Gruevskin per shkak te Edi Rames, Kryeministrit të Shqipërisë, Đorđevski tregon se çdo gjë është e mundur.

“Nuk është sekret se bisedimet jane bere me udhezimet e Rames dhe Rama jo vetëm që ka një ndikim tek shqiptarët, por ka edhe te ndërkombëtare. Komuniteti ndërkombëtar eshte i ‘prirur’ drejt Zaev,” thotë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here