Terapisti i paarmatosur me ngjyrë, qëllohet nga policia ndërsa ndihmonte pacientin me autizëm (VIDEO)

0
140

Një video e publikuar së fundmi në internet nga mediat amerikane, shfaqet momenti kur një burrë i paarmatosur me ngjyrë nga Florida qëllohet me armë zjarri nga policia, edhe përkundër faktit që po qëndronte i shtirë në tokë me duart e ngritura lart, duke u munduar të ndihmojë një burrë me autizëm. Terapisti Charles Kinsey është dërguar me urgjencë në spital, pasi është qëlluar tri herë në këmbë nga një polic i Miamit, transmeton Telegrafi. Gjatë një interviste dhënë WSVN-TV, Kinsey ka deklaruar se në ato momente ishte munduar ta qetësojë pacientin i cili ishte larguar nga qendra. Pas disa orëve kërkime, ai kishte arritur ta gjente pacientin e ulur në mes të rrugës, duke luajtur me një kamion lodër.

Në video mund të shihet terapisti me ngjyrë duke qëndruar i shtrirë në tokë me duart e ngritura larg, ku pranë tij qëndronte pacienti me autizëm të cilit në ato momente mundohej ta ndihmonte. Por duket se lodra që po e mbante në duar pacienti me autizëm, bëri që policia të dyshonte se bëhet fjalë për ndonjë armë zjarri, që në fund rezultoi të jetë vetëm një lodër, ndaj edhe ka qëlluar me armë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here