“Policia shqiptare kalon informacionet tek trafikantët”/ Trondit prestigjozja kanadeze: Shqipëria është zhytur deri në gju në paratë e drogës

0
86

Po bën shumë bujë artikulli i revistës prestigjoze kanadeze “Vice.com”, i cili e përkufizon Shqipërinë si narkoshtetin e parë në Europë.

Në shkrim, media shkruan:

“Për shkak se tregtia e drogës është kaq e lidhur me ata në pushtet, njësitë britanike të inteligjencës janë vendosur në Tiranë për të monitoruar trafikantët. Një anëtar i ekipit ndërlidhës të Mbretërisë së Bashkuar tha për VICE se kishin dëshmi të qarta se informacionet e përbashkëta të inteligjencës po përfundonin në duart e trafikantëve nga policia shqiptare. Britanikëve iu janë bashkuar ekipe nga SHBA, Holanda dhe Italia, t cilët vendosën të përfshihen pasi zbuluan se informacioni që ndanin me autoritetet shqiptare, përfundonte në duart e gabuara.

Paratë e drogës janë pjesë e rëndësishme e sistemit demokratik shqiptar, për shkak se mënyra më e mirë për të siguruar votat e njerëzve është që t’i paguash në cash, dhe gjeneratori më i mirë i parave cash është tregtia e drogës. Një studim i financuar nga BE, nga viti 2016 deri në vitin 2019, zbuloi në mënyrë shokuese se 20.7 përqind të shqiptarëve iu ishin ofruar para ose favore në shkëmbim të votës. Në janar, u zbulua se grupet e kokainës kanë manipuluar në mënyrë të suksesshme zgjedhjet duke blerë vota.

Pavarësisht se është një vend i NATO-s dhe është në prag të hyrjes në BE, Shqipëria është bërë i pari narko-shtet në Europë. Sipas përcaktimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të një narko-shteti, ai është një shtet ku “institucionet legjitime janë penetruar nga fuqia dhe pasuria e tregtisë së drogës”, si Venezuela, Guinea-Bisau dhe Afganistani. Shqipëria është zhytur deri në gju në paratë e drogës”.

Vice.com është një revistë online shumë e rëndësishme, me qendër në Kanada dhe degë në SHBA e disa vende të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here