Meta: Ekspertët ndërkombëtarë të vazhdojnë punën në transparencë

0
134

Senca plenare e së enjtes më 21 korrik nuk do të mbyllet pa miratimin e Kushtetutës së re”

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka kërkuar sot që negociatat mes ekpsertëve të bëhen transparente me qëllim që shqiptarët të kuptojnë një herë e mirë se kush thotë çfarë për reformën në drejtësi. Në një konferencë të jashtëzakonshem për shtyp, Meta deklaroi përfshirjen si pikë të parë të rendit të ditës të miratimit të ndryshimeve kushtetuese duke shprehur bindjen se reforma do të miratohet më 21 korrik.

Meta ka kërkuar nga ekspertët të vazhdojnë negociatat për të arritur një orë e më parë marrëveshjen për reformën në drejtësi. Meta ka përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar palëve në këtë çështje të mos vazhdojnë me deklarata populiste sepse e dëmtojnë konsensusin. Meta shpalli moratorium deklaratash deri në momentin që miratohet reforma në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here