“Tërmeti po e humb fuqinë goditëse”/ Sizmologu: Mos krijoni panik, po monitorojmë në çdo moment!

0
94

Sizmologu i IGJEUM, Rexhep Koçi, thotë se tërmeti u shoqërua nga një numër i konsiderueshëm pasgoditjesh, të cilat kanë qenë më të lehta çka provon rënien e aktivitetit sizmik gjatë ditës.

”Deri në orën 15:00 të ditës së sotme janë regjistruar 250 pasgoditje me magnitudë nën 5 të shkallës Rihter. Ne vazhdojmë të ndjekim situatën. Jemi duke monitoruar çdo moment, por trendi tregon që tërmeti është duke ulur fuqinë goditëse”. ”Nga tërmeti i 21 shtatorit aktiviteti sizmik në vendin ka qenë shumë aktiv, por sot ai u rigjenerua përsëri duke regjistruar këtë ngjarje kryesore”. ”Shpresojmë që të mos jenë me impakt dhe me ndjeshmëri të lartë”, tha Rexhep Koçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here