Menduat se iku dimri? Ja qytetet ku rikthehet dëbora

0
225

Nëse menduat se me ardhjen e Marsit do të largoheshin temperaturat e ulëta, jeni gabuar. Muaji i parë i pranverës në disa vende të Shqipërisë është shoqëruar me reshjet dëborë.

Ulja e temperaturave gjate natës ka rikthyer reshjet e borës në zonat malore të juglindjes. Megjithatë në Dardhë dhe zonat e tjera malore të Korçës trashësia e borës nuk ka arritur me shumë se 5 cm. Rruga Boboshticë- Dardhë, sipas drejtorisë rajonale të rrugëve, është e hapur dhe e qarkullueshme normalisht.

Akset nacionale dhe ato rurale janë gjithashtu të qarkullueshme pa vështirësi. I ftohti që ka mbërthyer vendin do të vazhdojë të paktën sipas meteorologëve deri të martën.

Fundjava do të sjellë sërish ulje temperaturash, ku në kryeqytet më minimalja do të jetë 1 gradë celsius. E hëna nis me rritje temperaturash por reshjet e shiut do të jenë prezentë të paktën deri të enjten e javës që vjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here