Barcelona, mbrojtësi Adriano akuzohet nga autoritetet për evazion fiskal

0
154

Duket se nuk kanë të sosur problemet gjyqësore për futbollistët e Barcelonës. Tashmë një tjetër futbollist, mbrojtësi Adriano, akuzohet nga autoritetet spanjolle për evazion fiskal.

Ai është futbollisti i pestë në rradhët e Barcelones që akuzohet për një krim të tillë pas Messit, Neymar, Dani Alves dhe Mascheranos.

Adriano akuzohet se nuk ka deklaruar të ardhurat që ka fituar për të drejtat e imazhit gjatë viteve 2011 dhe 2012. Një total prej 646 mijë eurove mendohet të jenë fshehur nga braziliani.

Kujtojmë që Messi dhe babai i tij u dënuan me 21 muaj burg për mosdeklarimin e 4.1 miliion eurove, Mascherano u dënua me 1 vit burg për mosdeklarimin e 1.4 milion eurove dërkohë Neymar dhe Dani Alves janë ndërkohë në proces gjyqësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here