Vlorë/ Në pranga administratori i një lokali dhe një trafikant, akuzohen për prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike

0
207
Janë arrestuar sot në Vlorë 2 persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, njëri prej të cilëve, administrator i një lokali.
Sekuestrohen nga Policia 980 gr (gram) lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva. Arrestohen shtetasit: Xhjusild Osmenaj, 24 vjeç, banues në Vlorë. Orges Delaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm shpërndanin drogë në një lokal. Shërbimet e Policisë u afruan pranë zonës në fjalë dhe pas veprimeve të mëtejshme konstatuan se: Gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-lokal në lagjen “Ujë i ftohtë”, nën administrimin e shtetasit Xhujsild Osmenaj, u gjetën 5 doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Orges Delaj, u gjet një sasi me bimë jeshile e ngjashme me bimën narkotike Cannabis Sattiva. Në total, pesha e përgjithshme e lëndës narkotike rezulton prej 980 gr (gram), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here