Vajza mundohet të parkojë makinën, por… nuk ia del

0
150

Përgjithësisht femrat janë tallur gjithmonë nga meshkujt se nuk dinë të ngasin makinën. Edhe pse së fundmi janë shtuar shumë shoferet femra, ka raste kur ato nuk ia thonë fare për drejtimin e makinës. E sigurisht, në çdo rast të tillë të sikletshëm për to, janë meshkujt e pranishëm ata që nuk e lënë rastin t’u shkojë dëm dhe që argëtohen me pamjet në fjalë.

I tillë është edhe ky rast, i cili vjen nga qyteti i Elbasanit. Siç duket në video, drejtuesja e mjetit has shumë vështirësi teksa mundohet të parkojë makinën, edhe pse hapësira është e mjaftueshme për të parkuar jo një, por dy automjete. Kështu, e lodhur në tentativën e parë, ajo vendos të parkojë më përpara, sepse ndoshta këtë herë do e ketë më të thjeshtë. Megjithatë ekziston mundësia që ajo të jetë larguar sepse është “turpëruar” në njëfarë mënyre nga njerëzit që po e shihnin se ajo s’po ia dilte dot që të parkonte.

Goca, ju sugjerojmë që ta mësoni mirë parkimin kur bëni kursin e patentës, përndryshe ju presin situata mjaft të sikletshme. Dhe në fund, një pyetje për ju që patë videon: A e ka marrë patentën me lekë kjo shofere?