Gjokutaj: Për ata që thonë mos merremi me skandalin e Gjicit pasi kemi skandale të tjera më të madhe korruptive

0
489

Nga Genc Gjokutaj

Te nderuar miq!

 

Rasti i z. Gjici ka ngjallur nje debat te madh ne opinionin publik dhe kjo eshte krejt e natyrshme dhe normale ne raste te tilla!

 

Por habitem me disa analiste apo edhe njerez te politikes te cilet arsyetojne ne nje menyre absurde duke thene qe skandali ne fjale nuk duhet te permendet pasi sipas tyre eshte hiç krahasuar me inceneratoret apo aferat e tjera korruptive!

 

Qe te sqarohemi! Une jam dhe do te jem gjithmone qe skandale te tilla te pushtetareve te mos i shohim si afera personale apo thjesht çeshtje te instiktit seksual te momentit! Ato te habisin dhe ulerasin sepse kryhen nga njerezit qe i zgjedhim per te drejtuar dhe menaxhuar edhe jeten e te tjereve e jo me ate te veten! Ato habisin dhe ulerasin sepse pikerisht njerez me nje integritet moral te tille prodhojne edhe aferat e medha korruptive me fondet publike dhe interesat strategjike te vendit!

 

Nese vendos te jesh person publik, menaxher i interesave te komunitetit apo edhe politikan jeta jote private do apo nuk do nuk mund te jete aq “private” sa do te deshiroje aq sa instikti seksual e kafsheror i perzier me ate te pushtetit te galopoje si nje kale i terbuar qe ve nen thunder gjithshka!

 

Keto ngjarje kesisoj nuk mund ndodhin si pasoje e aftesise personale apo sharmit individual te personit por ato ndodhin duke shfrytezuar detyren qe te kane besuar njerezit jo per ti shk…dhyer ne zyre por per tju sherbyer me ndershmeri dhe integritet! Korrupsioni moral eshte 100 here me i rrezikshem se ai material por ja qe ky materiali nuk mund te linde dhe ekzistoje pa korrupsionin moral!

 

Keshtu perzgjedhja e njerezve ne drejtim kerkon seriozitet dhe ndershmeri pasi nje akt i tille si ai qe pame dje i kryer ne cilesine e individit e vuan ky i fundit dhe njerezit e aferm te tij ndersa ne cilesine e drejtuesit apo politikanit e vuan nje komunitet apo me keq nje popull i tere!

 

Sa per z. Gjici kjo histori nuk duhet te kthehet ne kale beteje kunder tij por historia ne fjale eshte nje nga kuajt me te medhenj te betejes kunder forces politike dhe sistemit te instaluar qe ai dhe perzgjedhesit e tij perfaqesojne! G?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here