Fakt, njerëzit akoma janë në evolim

0
135

Për shumë njerëz, me trurin tonë të madh dhe teknologjinë e avancuar, është joshëse të besosh se speciet tona kanë arritur kulmin e zhvillimit të tyre evolutiv.

Por forcat natyrore të evolucionit po vazhdojnë t’i japin formë njerëzimit, pavarësisht fuqisë që tani kemi për të manipuluar me botën përreth nesh, thuhet sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit kanë dhënë dëshmi gjenetike që sugjerojnë se seleksionimi natyror po vazhdon të mbajë gjallë evolucionin e njerëzve, transmeton express.

Një hulumtim i mëparshëm pati sugjeruar se njerëzit kishin pushuar së evoluari rreth 40,000 vjet më parë.

Megjithatë, studimet më të fundit e kundërshtojnë këtë, duke thënë se tipare të tilla si rezistenca ndaj malaries ka evoluar relativisht vonë.

Hulumtimi i ri nga Universiteti i Harvardit analizoi lidhjet midis evolucionit dhe varianteve të gjeneve, duke zbuluar kështu se natyra po vazhdon të luaj rolin e saj evolucionar tek njerëzit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here