Basha: Fshati digjet, Rama krihet!

0
221

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me disa banorë të fshatit Gruemirë, për të folur për investimet e qeverisë në bujqësi. Basha thotë se Rama s’ka bërë asgjë për bujqësinë, ndërsa fshatin e ka pllakosur në varfëri. Sipas tij, uji që duhet të përdoret për vaditje përdoret nga trafikantët për të vaditur plantacionet me kanabis, të cilët kërcënojnë edhe fashatarët.

Deklarata e plotë e Bashës

Fshati digjet, Rama krihet!

Derdellitje një orë pa pushim me regji qendrore për mrekullitë e mëdha që po ndodhin në bujqësi, ndërkohë që ka hequr cdo subvencion, nuk ka ngritur një treg të vetëm, nuk ka stimuluar një bujk a blegtor në gjithë vendin. Llomotit Rama në kohën kur fshatin e ka pllakosur një varfëri skëterrë. Burimet ujore janë në shërbim të kartelit të drogës, pllajat, kodrat, arat, kullotat e pyjet janë zaptuar nga trafikantët. Pëvecse u ka kthyer kurrizin, fshatarët duhet të ruhen cdo ditë të mos prekin në zotërimet e kartelit të Edi Ramës, sepse rrezikojnë dhe jetën.

Bujqësia ka nevojë për 100 milione dollarë ne vit subvencione që të ngrihet e të zhvillohet. Paratë janë, por Edi Rama i ndan me hajdutët e tij per makina luksi, zyra, fasada, e ekspozita jashtë shtetit. Për të marrë këto para, këtë ndihmë jetike, fshati duhet të ngrihet e të largoje hajdutët. #Shqiperiamë mirë pa Edi Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency